TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 11:32

Noka "shpërthen" në Kuvend: Pas aferës së plehrave fshihet kryemafiozi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Noka "shpërthen" në Kuvend: Pas aferës së plehrave
Deputeti i PD, Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka sulmuar ashpër maxhorancën, ndërsa theksoi se hallet e kësaj qeverie janë bashkëpunimi me krimin.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka tha se afera e inceneratorëve e ka shpërfytyruar këtë qeveri, ndërsa sipas tij në krye të saj fshihet kryemafiozi Edi Rama.

“Të dashur anëtarë të organizatës kriminale, të dashur kanabistë, të nderuar kolegë dhe qytetarë, sigurisht që organizata kriminale e quajtur plehra, prej vitesh nuk ka pasur në axhëndën e saj shqetësimet dhe hallet dhe as zhvillimin e këtij vendi. Edhe sot me këtë rend dite, demonstrojnë se ka pasur vetëm këtë axhendë; t’i vjedhin dhe rrjepin qytetarët, për të fuqizuar bandat. Kreu i organizatës së plehrave nuk humbi asnjë minutë kohë për të vjedhur për shqiptarët. Pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri. Ku ka turp më të madh se rizgjedhja e Gjinusht. Ju nuk skuqeni dhe zverdheni. Ju të jeni dhe klientët tuaj, për ju shqiptarët nuk ekzistojnë.”, tha ai, ndërsa vijoi fjalën, edhe pse iu hoq mikrofoni.

noka kuvend afera e plehrave kryemafiozi rama

Lini një Përgjigje