TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 11:43

Kuvendi sherr për prezencën e kryeministrit në seancë, Rama reagon për dialogun Kosovë-Serbi: BE-ja të veprojë!

Shkruar nga Pamfleti

 

Kuvendi sherr për prezencën e kryeministrit në seancë, Rama
Edi Rama

Ndërkohë në Kuvend ka plasur sherri dhe debati për prezencën e kryeministrit, Ramës as që i bëhet vonë të jetë në seancë teksa salla është ndezur nga diskutimet për pr.ligjin e kanabisit, inceneratorët dhe atë për studentët e Mjekësisë.

Rama përmes një postimi në Twitter ka zgjedhur të reagojë për takimet e negociatorëve Kosovë-Serbi në Bruksel.

Rama i bën thirrje BE-së që të veprojë për të garantuar zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.”, shkruan Rama në reagim e tij.

Kuvendi sherr për prezencën e kryeministrit në seancë, Rama

Sot opozita këmbënguli të mbahet interpelancë me kryeministrin Edi Rama për dosjen e inceneratorëve. Kryetari i Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rama po kërcënon socialistët me zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë paralajmëroi dhe se dy ministra të tjerë do të jenë së shpejti në burg për dosjen  e inceneratorëve.

 

Lini një Përgjigje