TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 11:47

Inceneratorët/ Ibrahimaj: Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratorët/ Ibrahimaj: Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit
Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka akuzuar opozitën se po deformon publikun lidhur me pagesat e dy inceneratorëve.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj tha se nuk po paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. ndërsa shtoi se për inceneratorin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh.

"Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë", tha Ibrahimaj.

ibrahimaj inceneratoret buixheti i shtetit

Lini një Përgjigje