TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 12:16

Sula sfidon qeverinë: Nëse punon inceneratori unë jap dorëheqjen. Balla: Ik puno o Dash, boll u more me llafe!

Shkruar nga Pamfleti
Sula sfidon qeverinë: Nëse punon inceneratori unë jap
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula dhe ministri Taulant Balla

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në Parlament sfidoi mazhorancën duke thënë se largohet nëse punon inceneratori i Elbasanit pas datës 14 maj.

Në fjalën e tij në Parlament, Sula u shpreh se inceneratori i Elbasanit u vu në punë pak para zgjedhjeve vetëm për ti hedhur hi sy shqiptarëve.

"Unë si deputet i qarkut të Elbasanit, sfidoj ju qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj  jap dorëheqjen. 

Punoi vetëm 2 javë para 14 majit për ti hedhur hi sy shqiptareve sepse u bënë mal plehrat në Elbasan dhe nuk punon inceneratori. 

Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: A vlen kjo serë me plastmas e inceneratorit 310 mijë euro i financiar nga AZHBR, as 31 mijë euro nuk vlen.", deputeti Sula.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu përgjigj duke i thënë se inceneratori punon, ndaj e këshilloi që të mos e djegë kot mandatin.

“Sula, mos e digj mandatin kot, ose të paktën shko e digje nesër, kur do të digjen edhe 90 ton mbetje në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Elbasan. Po të duash shko edhe sot, por sot keni çështje tjetër.

Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni “Flamurin” se ky na duhet. Por të tjerat digjini. Punon o Dash! Mos bëj premtime se ia ke marrë dorën kësaj që “e lëshoj mandatin”, “e lëshoj mandatin””- tha Balla.

Lini një Përgjigje