TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Gusht 2023, 12:45

SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, Berisha: Mirel Mërtiri ndodhet në Vjenë, qeveria e mban sekret

Shkruar nga Pamfleti
SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, Berisha: Mirel
Sali Berisha

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha tha se biznesmeni Mirel Mërtiri pronari defacto i Inceneratorit të Tiranës, i cili është në kërkim ndërkombëtar, ndodhet në Vjenë.

Nga kryeqyteti austriak, Berisha tha se ai ka kërkuar azil politik por i është rrëzuar nga gjykata atje.

Berisha më tej hodhi akuza se qeveria po i përgatit pasaportën atij për tu arratisur atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve.

“Sekreti që mban qeveria Mirel Mërtiri që ndodhet në Vienë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në gjykatën e shkallës së parë në Vjenë. Ai ka refuzuar azilin politik. Qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ao tia mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve, Janë informacione të sigurta”, tha Berisha.

Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH.

 

berisha mirel mërtiri

Lini një Përgjigje