TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Gusht 2023, 10:56

Kulla 58 kate; Sa më i madh korrupsioni, aq më të gjata fjalimet

Shkruar nga Pamfleti

Kulla 58 kate; Sa më i madh korrupsioni, aq më të gjata fjalimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama për kullën “Mali i Tiranës”. Basha shprehet se zgjidhje është Vettingu në politikë të cilën PD e ka propozuar shumë herë.

“Sa më shumë zgjatet lista e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që janë në burg, arrati apo nën hetim për shkak të makutërisë me të cilën është mbrujtur qeverisja e tij, aq dhe më të gjata bëhen hartimet e Ramës. Por atë që nuk e thotë dot me pak fjalë, nuk ka shans ta mbulojnë fjalët shumë e për lumë.

Meqë mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i duket si një “mullar balte”, ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për të ndarë të vërtetën nga balta: Vetting në politikë.

Kur është i mirë për gjyqtarët, prokurorët, policët, pse të mos jetë i tillë edhe për politikanët?!

Propozimi i Partisë Demokratike është në Parlament, mjafton vullneti politik për ta miratuar. Me këtë rast u kursejmë qytetarëve andrallat e njëpasnjëshme të cirkut 33 vjeçar, pas të cilave fshihet frika nga e shkuara e atyre që ndonëse e kërkojnë votën për t’i shërbyer njerëzve, i kanë shërbyer vetëm interesave personale dhe klientelës oligarkike”, shkruan Basha në Facebook.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është bërë i gjallë dhe reagoi në lidhje me kullën 58 kate që do të ngrihet pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Në një postim të gjatë në “Facebook”, Rama renditi arsyet që justifikojnë këtë projekt.

Sipas tij, nuk pati asnjë kontestim kur u prezantua projekti, teksa pas të gjitha përgatitjeve ka nisur puna për ndërtimin e kullës.

 

basha rama reagim kulle

Lini një Përgjigje