Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me pedagogë e drejtues të Universitetit të Tiranës, nga ku tha trupa e policisë ka nevojë të rinovohet dhe të thellojë vetëpastrimin e saj.
Nga ky takim, ministri tha se do të dërgojë në Kuvend disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, i cili do të lehtësojë procesin e rifreskimit të organizatës së policisë.
Këto nisma vijnë kjo pas skandaleve, rasteve të korrupsionit dhe kanbizimit të vendit.
“Sfida për një rritje cilësore të nivelit profesional dhe trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit është po ashtu një sfidë e hapur. Sfida për të pastruar Policinë e Shtetit ka hyrë natyrshëm në një fazë të re, e cila natyrshëm kërkon edhe partneritete me institucione që prodhojnë kuadro me nivel të mirë dhe cilësor arsimor”, tha Balla.
Bëmat në Polici e ushtri nuk kanë të ndalur këtë muaj teksa Balla mori drejtimin e Minisatrisë së Brendshme.
Rasti i parë; Në dosjen e bujshme të SPAK u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka, në mesin e atyre që ranë në pranga ishte dhe Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales.
Olti Bistri ishte ‘syri dhe veshi’ i Pëllumb Gjokës.
Bistri ishte shkarkuar 4 ditë më parë nga detyra e sipërcituar, për t’u emëruar si Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum.
Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, vjet në shkurt.
Në dosjen e SPAK janë bisedat në SkyECC mes biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili zhvillonte aktivitetin e lojrave të fatit dhe Oltian Bistrit, si shefi i Komisaritit të Policisë Nr.2 Tiranë.
Rasti i dytë: Garda e Republikës "strehë krimi"
Pa u mbuluar shkarkimi dhe më pas arrestimi i efektivitit të Gardës së Republikës Martin Nikolla, shoferit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, i cili u përfshi në sherrin banal në Hamallaj të Durrësit duke përdorur dhe armën e shërbimit, një tjetër u arrestua për armëmbajtje pa leje.
32-vjeçari Kristjan Gjini, akuzohet se lëvizte me armë pa leje, ndërkohë që përjashtimi i tij është firmosur menjëherë nga Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës.
Lidhur me këtë rast dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla u detyrua të reagojë sërish për efektivët problematikë.
Përmes rrjeteve sociale, Balla u shfajësua se ky fenomen po goditet nga policia çdo ditë.
“Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që ky karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri, çdo ditë.", tha ai.
Rasti i tretë; Mbjellja e kanbisit në Zall Herr
3 ushtarakë u arrestuan për kanabisin e mbjellë në repartin ushtarak 10-60 në Zall-Herr.
Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentjan Zhurda akuzohen për shpërdorim detyre.
Në kuadër të operacionit “FOKUS” u asgjësuan 125 bimë kanabis të mbjella brenda territorit të repartit ushtarak në Zall Herr.
Në repartin ushtarak të Zall Herrit, ku shërbejnë më shumë se 300 ushtarakë, bimët narkotike ishin të shpërndara në 6 parcela në zonën e pyllëzuar.
Ajo që ka "befasuar" më shumë policinë ka qenë fakti që bimët kanë qenë deri 2,7 metra të larta, që do të thotë se janë kultivuar prej të paktën prej 3 muajsh.
Ka qenë një koordinatë e avionit të Guardia di Financa, i cili bën patrullime ajrore për kanabisin, që mbërriti në policinë e shtetit duke e vënë në lëvizje për të kryer këtë operacion.
Taulant Balla në reagimin e tij të parë për kanabisin brenda repartit ushtarak të Zall Herrit iu përgjigj shkurt gazetarëve.
Ai tha se ishte një operacion i policisë së shtetit në bashkëpunim me policinë ushtarake në përputhje me ligjin, duke mohuar se ishin italianët që ata që e zbuluan./Pamfleti
Lini një Përgjigje