Situata në veriun e Kosovës duket më e qetë këto javë, por kryeministri Edi Rama mendon se konflikti atje mund të bëhet më i madh.
Në një intervistë për “La stampa”, një ndër gazetat më të mëdha italiane, Rama bën një paralelizimin me situatën që shpërthue disa vite më parë, në Donbas, nga ku nisi acarimi me Rusinë.
“Po, sigurisht dhe jam shumë i shqetësuar, por gjithçka varet nga ne. Askush nuk mund ta mërzisë Ballkanin nëse nuk i japim atij një shans. Konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në një shkallë të vogël. Situata e pakicës serbe në Veri mund të jetë një Donbas i vogël. Ëndrra e Putinit. Por Serbia nuk mund ta bëjë Rusinë, edhe nëse do të donte” u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje