Nuk po i kërkojmë të bëjë publik, fillimin e punimeve për ndërtimin e dy vilave për dy djemtë e tij në Lundër mbi sipërfaqen 1500 m2; as të publikojë klinikën private dhe biznesin e Bonove të Thesarit që bën me Bankën e Shqipërisë, por të publikojë emrat e stafit me të cilët punon, sepse e ka detyrim institucional...
Gjatë një viti në detyrë, Bajram Begaj po e përdor institucionin e Presidencës, si drejtori në vartësi të kryeministrit, duke i miratuar çdo ligj e çdo emërim që i dërgon Edi Rama.
Ky pozicion shërbimi partiak e personal që ka zgjedhur Bajrami, është shpërblim për emërimin President, por të paktën të zbatojë rregulloren e Presidencës, në lidhje me anën formale të institucionit, për të bërë publik personat që ka në stafin e tij.
“Pamfleti” e ka bërë prezent këtë mungesë transparence të Presidentit Bajram Begaj, që mund të duket vogëlsirë, por është shkelje, mbasi e ka detyrim institucional e përcaktim në Protokollin e Shtetit, që në faqen zyrtare të Presidencës, të publikojë emrat e anëtarëve të stafit.
Qysh prej datës 5 gusht 2022, kur Bajrami largoi stafin e Ilir Metës, te skeda e Drejtorit të Kabinetit, Sekretarit të Përgjithshëm e Këshilltarëve, është shënimi: “Faqja është në ndërtim”.
Edhe kullë sikur të ishte, brenda 1 viti do ishte ndërtuar si karabina, ndërsa këto janë 3 faqe zyrtare, ku sipas detyrimit institucional, duhen publikuar të dhënat personale dhe aktiviteti i Drejtorit të Kabinetit, Sekretarit të Përgjithshëm e Këshilltarëve.
Por në faqen e Presidencës janë publikuar vetëm CV e Bajramit, bashkëshortes së tij si Zonja e Parë dhe një fotografi familjare me dy fëmijët në hyrje të Presidencës.
Shqiptarët e dinë cili është presidenti dhe familja e tij, por nuk dinë me cilët punon ai.
Pra, kush e këshillon për çështjet: juridike, ushtarake, policore, ndërkombëtare, të SHISH, të sigurisë kombëtare, për çështjet ekonomike, sociale, arsimore, mjekësore, zgjedhore dhe kush ia shkruan fjalimet e deklaratat në “FB”, sepse ka bërë shumë gafa të rënda.
Pse nuk i publikon emrat e Drejtorit të Kabinetit, Sekretarit të Përgjithshëm e Këshilltarëve dhe çfarë qokash fsheh me emërimet që ka bërë?

A kanë njolla punësh të zeza anëtarët e stafit të tij, që Bajrami ka rënë dakord të mos u publikohen CV-të në faqen zyrtare të Presidencës?

Po i kërkojmë të bëjë publik, fillimin e punimeve për ndërtimin e dy vilave për dy djemtë e tij në Lundër mbi sipërfaqen 1500 m2; as të publikojë klinikën private dhe biznesin e Bonove të Thesarit që bënë me Bankën e Shqipërisë.
Por të publikojë emrat e stafit me të cilët punon, sepse e kishte detyrim institucional, që t’i bënte publike brenda muajit të parë të fillimit të detyrës, por kaloi 1 vit e Bajrami i mban sekret emrat e tyre, sikur janë me mision sekret ushtarak botëror./Pamfleti

Lini një Përgjigje