TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Gusht 2023, 11:23

Pazaret/ Publikohet dokumenti si Rama e përkëdhel familjen Berisha, Linda del garant për kredinë që merr Shkëlzeni

Shkruar nga Pamfleti
Pazaret/ Publikohet dokumenti si Rama e përkëdhel familjen Berisha,
Shkëlzen Berisha dhe çifti Rama

Opinionisti Ilirjan Blloshmi ka publikuar ditën e sotme një dokument që tregon lidhjen dhe pazaret mes familjes Berisha dhe kryeministrit Edi Rama.

Në vazhdën e gjetjes se kujt i përket kulla që do ndërtohet pas teatit të Operas dhe Baletit, Blloshmi ka nxjerrë një favor mes Shkëlzen Berishës dhe Linda Ramës.

“Nuk është hera e parë që Edi Rama, përkëdhel opozitën dhe në veçanti familjen Berisha.

Kjo është një kredi e marr nga Shkelzen Berisha tek “Intesa Sanpaolo Bank Albania”. Garantore e kësaj kredie ka qënë Linda Rama, në rolin e aksioneres në këtë banke por dhe në rolin e drejtueses.

Për kredinë është bërë aplikimi në orën 9 të mëngjesit dhe në 12 të drekës eurot kanë kaluar në llogarinë e “LOGAL”Sh.p.k. Me pronar Shkëlzen Berishën.

Prandaj mos u rekni të mbroni Zenin e as Saliun, ata kanë hallin e tyre. Nuk e përballon dot burgun as Zeni e as dhëndri.”, shkruan ai.

Prej disa ditësh Tirana po zien se kush është në të vërtetë pronari i “Mount Tirana”, kulla 58 katëshe që po ndërtohet në vendin e ashtuquajtur gropa e Ajdin Sejdiu.

Vetë Shkëlzen Berisha, dje ka reaguar sërish pas akuzave se mbrapa ndërtuesve të “Përbindëshit” qëndron ai.

Sipas tij ajo që flitet në disa media të cilat e lidhin ndërtimin e kullës me të, vetëm pse qëndorn me qira në shtëpinë e Ilir Shtufit, është një tjetër sajesë.

Berisha shkruan se prej momentit që është kthyer në Shqipëri ka zgjedhur të qëndrojë me qira, dhe se gjithmonë atë përveç qirasë se ka lidhur asgjë tjetër me qiramarrësit.

Ndërkohë i ka bërë sërish ftesë të hapur kryeministrit Edi Rama që të revokojë lejen e ndërtimit.

 

shkëlzen berisha rama linda rama pazeret

Lini një Përgjigje