TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Gusht 2023, 19:25

"Sali Berishës i ra edhe karta e fundit"

Shkruar nga Pamfleti


"Sali Berishës i ra edhe karta e fundit"

Juristja, Brizida Gjikondi ka folur në lidhje me projektin e pallatit më të lartë që do të ndërtohet në kryeqytetit dhe faktin që pas tij qëndron familja Berisha.

Ajo tha se Sali Berishës me këtë ngjarje i ka rënë e dhe karta e fundit që i kishte mbetur, ajo e ndershmërisë.

Juristja ka shtuar se kryeministri Edi Rama, minimalisht duhet ta pezullojë këtë leje.

Unë e kam ndjekur të gjithë debatin e këtyre ditëve dhe ne fakt është për të ardhur keq, sepse e vetmja kartë që Berisha mbante si të fuqishme, atë të qenit simbol i ndershmërisë,  i ra dhe i ra në myhrën më të shëmtuar.

Ai ka përzier familjen e tij personale, në familjen politike. Dhe e ka vënë familjen politike, në funksion të familjes së tij personale. Për të ardhur keq edhe pse Berisha është prej dy vitesh nion grata, vazhdon të kartë pushtet politik, por edhe në atë ekonomik.

Mendoj që Berishës i ra edhe karta e fundit, për të vërtetuar hipokrizinë e tij. Një rast që për reaksionin që ka pasur në shoqërinë shqiptare, minimalisht organet që japin këto leje duhet t’i pezullojnë ose anulojë.

Rama minimalisht duhet ta pezullojë këtë leje, sepse Berisha ka infektuar imazhin e Ramës në këtë që ka ndodhur. Duhet para gjeneza e këtij biznese, për të verifikuar ligjshmërinë e parave” tha ajo.

Lini një Përgjigje