TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Gusht 2023, 13:27

Dorëzojnë dorëheqjet 66 shefa policie; janë përgjuar në biseda me bandat kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Dorëzojnë dorëheqjet 66 shefa policie; janë përgjuar
Foto Ilustruese

Dorëheqjet i ka marrë në dorë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, duke i mbajtur sekret e mund t’i ekzekutojë pjesë-pjesë, për të mos e bërë publikisht masive përfshirjen e policisë në shërbim të grupeve kriminale...

Ka shkaktuar një “furtunë të heshtur” brenda strukturave të policisë, dosja e SPAK “Metamorfoza”, mbushur me biseda e pazare vrasjesh me pagesë dhe grabitje tokash, të bëra mes shefash policie e personazhe të botës së krimit, të licencuar nga kryeministri Edi Rama si investitorë strategjikë.

Një burim konfidencial nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, ka bërë me dije për “Pamfleti”, se mëngjesin e të hënës, 66 inspektorë e drejtues policie, kanë dorëzuar dorëheqjet te drejtori Muhamet Rrumbullaku.

Ata që kanë paraqitur letrat për dorëzimin e kapeleve, janë zyrtarë policie, që e dinë se kanë biseduar e kanë bërë pazare të ndryshme në favor të krimit, konkretisht me porositësin e vrasjeve Pëllumb Gjoka, Bajrat, Dumanin etj.

Nuk dihet, nëse për shkak të informacionit që i ka shkuar nga SPAK, dorëheqjet i ka kërkuar drejtori Rrumbullaku për të mos i arrestuar në detyrë si shefin Oltion Bistri, ose ata e dinë afrimin e prangave dhe po largohen.

Por është e saktë, që dorëheqjet e dorëzuara nga 66 zyrtarët e policisë, i ka marrë në dorë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, duke i mbajtur sekret e mund t’i ekzekutojë pjesë-pjesë, për të mos e bërë publikisht masive përfshirjen të policisë në shërbim të grupeve kriminale.

Në fakt, sipas dosjes së SPAK, thuhet se vetëm në operacionin “Metamorfoza” me personazh kryesor investitorin strategjik Pëllumb Gjoka, janë të përfshirë afro 300 zyrtarë policie, disa me poste drejtorë, shefa komisariatesh, drejtues sektorësh në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, shefa krimesh, forcash speciale e deri efektivë të qarkullimit rrugor, që kanë qarkulluar.

Aq fortë janë lidhur zyrtarët e policisë në grupet kriminale, sa kanë zëvendësuar komunikimin me numrat telefonik zyrtar: “069 41....” e numrat privat të deklaruar te shërbimi i konktaktit, dhe janë pajisur me telefona “Sky” për t’i shpëtuar monitorimit e përgjimit.

Këta 66 zyrtarë policie që kanë dorëzuar dorëheqjet në grup e në mënyrë të heshtur,  janë fillimi i një vetëpastrimi të policisë, mbasi  nuk është vetëm dosja “Metamorfoza”, por dhe dosje të tjera përgjimesh të policëve në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Korçë, Lezhë, Fier e Elbasan, ku do dalin fakte tronditëse./Pamfleti

 

66 shefa policie dorëzojnë kapelet përgjime aplikacioni “sky”

Lini një Përgjigje