TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Gusht 2023, 11:57

Forcimi i lekut, Berisha: Narkoqeveritarët dhe përbindëshat e trafiqeve të drogës po fusin euro me konteinerë

Shkruar nga Pamfleti
Forcimi i lekut, Berisha: Narkoqeveritarët dhe përbindëshat e
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zhvlersimin e euros, teksa ka deklaruar se forcimi i lekut është çështje turpi kombëtar.

Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se nga rënia e euros përfituesit janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikantët.

Sipas ish-kryeministrit përbindëshat e trafiqeve të drogës fusin në Shqipëri euro me kontejnerë e kamionë.

“Forcimi i lekët është çështje turpi kombëtar. Ata që përfitojnë nga ky raport euro-lekë, lekë-euro janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikantët, nga ky raport goditet në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajin me të ardhurat e njerëzve të tyre në sipërmarrjet që eksportojnë, mbi 30% e popullsisë që përballon ditën në remitencat që i dërgohen nga njerëzit në emigracion.

Ata që përfitojnë janë përbindëshat e trafiqeve të drogës që fusin në Shqipëri euro me kontejnerë, kamion, i groposin, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, për të blerë me çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike, jo që të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, por përkundrazi me varfërim progresiv dhe rritja të shkojë tek oligarkët dhe klanet e drogës”, tha Berisha.

berisha narkoqeveritare perbindesha euro

Lini një Përgjigje