TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Gusht 2023, 21:22

Ndërtimi i Kullës pas Operas, "shpërthen" Kokalari: Demokratët e Rithemelimit të heshtin ose të sjellin fakte për pafajësinë e klanit Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtimi i Kullës pas Operas, "shpërthen" Kokalari:

Aktivistja Evi Kokalari u ka kërkuar demokratëve të Rithemelimit që të heshtin ose të sjellin fakte që garantojnë pafajësinë e klanit Berisha për ortakërinë te kulla pas Teatrit të Operas e Baletit.

Ajo thotë se demokratët e Rithemelimit duhet të heshtin pas mundësimit të pazareve të muajve të fundit.

Kokalari shkruan se kështu nuk mund të ecet më përpara dhe se shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh Rithemelimit.

“Gjëja më me mënd që mund të bëjnë demokratët e rithemelimit, të cilët mundësuan pazaret e muajve të fundit, është të heshtin!!! Nëse nuk keni fakte që garantojnë pafajësinë e klanit të Berishës për ortakëri tek kulla, mbani qetësi të plotë, sepse ky popull s’ju ka asnjë borxh. Boll më! Kështu nuk ecet përpara!”, shkruan aktivistja në Facebook.

evi kokalari demokratet fakte kulla

Lini një Përgjigje