Kush e zhbllokoi ndërtimin e saj, kur kërkesa e bllokimit nga Ekspertët e FBI dhe Zyra Europiane Inteligjente e Informacionit (INCTEN) është ende në fuqi?
Më 11 maj 2023, "Pamfleti" publikoi lajmin për bllokimin e ndërtimit të kullës prapa Pallatit të Kulturës, nga Ekspertët e FBI e Zyra Europiane Inteligjente e Informacionit (INCTEN) pranë Ministrisë së Financave, të cilët konstatuan se firma “Nova Construction 2012” e shpallur nga qeveria si investitore e kullës “Tirana Multifunctional Center” me lartësi 185 metër e vlerë 105 milionë Euro, nuk e ka gjendje dhe as të vërtetuar ligjërisht këtë vlerë financiare
Dokumenti që i janë referuar është ky: Firma “Nova firma Construction 2012” që do ndërtojë kullën 105 milionë Euro, do sigurojë fond 3 milionë Euro deri në 31 dhjetor 2024.

Deri më 26 prill 2022 që ka marrë këtë vendim, firma ka pasur 470 milionë lekë vjetra kapital financiar bankar, ndërsa aktualisht ka 563 milionë lekë të vjetra kapital bankar (Sipas Ministrisë së Financave). /Pamfleti
Lini një Përgjigje