TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Gusht 2023, 18:30

Ndërtimi i kullës gjigante, Frrok Çupi tregon prapaskenat: Berisha po nxjerr paratë e vjedhura!

Shkruar nga Pamfleti
Ndërtimi i kullës gjigante, Frrok Çupi tregon prapaskenat:
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi ka komentuar akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës lidhur me kullën që do të ndërtohet në mes të kryeqytetit. Projekti i quajtur “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012”, me pronarë që rezultojnë të lidhur me të birin, Shkëlzen Berishën.

Çupi u shpreh për mediat se Berisha është fuqi e së keqes dhe shtoi se me ndërtimin e kullës, ai po tregon paratë e vjedhura kur ishte në pushtet.

“Gjithçka ka një fund, ka një mbyllje, çdo cikël. Sado i gjatë të jetë cikli i Berishës, ka një fund, ka një mbyllje përfundimisht. Cikli politik i Berishës është mbyllur që prej 2 vjetësh. Sigurisht, është një njeri i dëbuar prej bankave politike, si në vend edhe jashtë. Por është një fuqi shumë e madhe e së keqes, Berisha është fuqi e së keqes. Njerëzit që nuk kanë kuptuar këtë gjë, ca i shkojnë pas, ca nuk i shkojnë pas, dhe ka të tjerë që thonë si ka mundësi kaq shumë. Nuk e di rast në botë që pasi mbyllet cikli i një udhëheqësi për arsye të krimit dhe të korrupsioni, nuk mund të nxjerrë kokën tjetër, kokën e parave.

Berisha po nxjerr fuqinë e parave të grabitura gjatë periudhës në pushtet, dhe po e nxjerr në sytë tanë, shtetit, drejtësisë dhe autoriteteve. Në një moment jtetër, Berisha do të jetë po aq i fuqishëm, ose më i fuqishëm, se sa një president politik i Republikës”, theksoi ai.

analisti frrok Çupi ndërtimi i kullës gjigante

Lini një Përgjigje