Ekspertët e FBI e INCTEN (Zyra Europiane Inteligjente e Informacionit) pranë Ministrisë së Financave, kanë konstatuar se deri para 20 ditësh, firma “Nova firma Construction 2012” e shpallur zyrtarisht nga qeveria si investitore dhe ndërtuese e kullës “Tirana Multifunctional Center” me lartësi 185 metër e vlerë 105 milionë Euro, nuk e ka gjendje dhe as të vërtetuar ligjërisht këtë vlerë financiare
Ditën e hënë te emisioni “ Të Pa Ekspozuarit”, kryeministri Edi Rama, tha se nuk i intereson nga çfarë burimesh vijnë miliardat me të cilat ndërtohen kullat në Tiranë, ndërsa ligji Anti-mafia e detyron të bëjë verifikimin e tyre, para se të japë lejet e ndërtimit.
Mirëpo verifikimin e miliardave të kullave, resorteve në bregdet e komplekseve rezidenciale, kanë filluar ta bëjnë që te “kazma e parë” partnerët e Anti-mafies, duke nisur me bllokimin nisjes së punimeve të kullës “Tirana Multifunctional Center” prapa Pallatit të Kulturës.
Burime konfidenciale nga Ministria e Financave, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se ministrja Delina Ibrahimaj dhe Drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, kanë marrë ultimatum nga agjencia e përbashkët Anti-mafie SHBA-BE në Rajon, të mos japin autorizimin financiar për nisjen e ndërtimit të kullës “Tirana Multifunctional Center”.

Shkak është bërë një raport i përfaqësuese të FBI e INCTEN (Zyra Europiane Inteligjente e Informacionit Anti-Krim), të cilët prej 1 viti janë atashuar në Ministrinë Financave, Drejtorinë e Parandalim Pastrimit të Parave dhe Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar, me mision gjurmimin e burimeve financiare që investohen privatisht në Shqipëri qysh në nisje të tyre.
Ekspertët e FBI dhe INCTEN, kanë konstatuar se deri para 20 ditësh, firma “Nova firma Construction 2012” e shpallur zyrtarisht nga qeveria si investitore dhe ndërtuese e kullës “Tirana Multifunctional Center” me lartësi 185 metër e vlerë 105 milionë Euro, nuk e ka gjendje dhe as të vërtetuar ligjërisht këtë vlerë financiare.
Mirëpo Këshilli Kombëtar i Territorit i ka dhënë lejen për ndërtimin e kullës me shumë kate te lulishtja prapa Pallatit të Kulturës, duke mos i kërkuar dokumente bankare për burimin financiar të investimit, megjithëse ligji e detyron kryeministrin si Kryetar i Këshillit të Territorit
Por më 3 mars 2023, kur 2 pronarët e firmës kanë kërkuar lejen e zhvillimit për fillimin e punimeve, janë gjendur përballë ultimatumit të Anti-mafies së SHBA-BE me zyrë në Tiranë, për të deklaruar me dosje bankare, burimin e vlerës 105 milionë për ndërtimin e kullës.
Deri tani, firma “Nova firma Construction 2012” ka deklaruar 26 milionë Euro me burime të ligjshme, nga të cilat 11 milionë Euro të saj dhe 15 milionë Euro transfertë të huaja nga një kompani e madhe ndërtuese në Shqipëri.
Ndërsa vlerën 84 milionë Euro, firma ndërtuese e investuese nuk po e deklaron me dokumente bankare, se nga cilët burime brenda apo jashtë Shqipërisë kanë ardhur apo do vijnë, mirëpo kjo fshehje të dhënash i ka bllokuar nisjen e punimeve.
Të mësuar deri tani në pazare me kryeministrin Edi Rama, që marrin leje e ndërtojnë kulla dhe resorte pa deklaruar burimet financiare e pa hetim nga Anti-krimi dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, oligarkët e trafikantët menduan se kjo rrumpallë miliardash do vazhdonte.
Bosët e vërtetë të kullave që fshihen pas ndërtuesve kukulla, menduan se do vepronin pa kontroll financiar edhe me kullën “Tirana Multifunctional Center” prapa Pallatit të Kulturës, me lartësi 185 metër të lartë, me vlerë 105 milionë Euro e 72 mijë m2 sipërfaqe mjedisesh.
Por pas Urdhrit Ekzekutiv Nr. 14033, datë 7 qershor 2021 të Presidentit Amerikan, Joe Biden, edhe në Shqipëri është vendosur një zyrë e gjurmimit të parave të zeza, me ekspert në Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Parandalim-Pastrimit të Parave dhe në Bankën e Shtetit, që ka filluar t’i bllokojë pa filluar investimet./Pamfleti
Lini një Përgjigje