Kryebashkiaku “hajdut me çizme” e dha tenderin me ofertë 12(dymbëdhjetë) Euro më pak se fondi limit 4.1 milionë Euro e pa garë për firmat “KEG” e “ED KONSTRUKSION”, të cilat janë i njëjti biznes dhe ia kanë dhënë me nënkontraktim, firmës tjetër të tyre “ARTREUM GENERATION” të Lorenc Bamit, Drejtor Urbanistik i Bashkisë Tepelenë, sepse realisht ky me Tërmet Peçin e kanë përlarë tenderin e Ujësjellësit të Memaliajt dhe prej 20 muajsh kanë braktisur punimet, por kanë marrë milionat
Gjatë 4 viteve, kryetari socialist i Bashkisë Memaliaj, Gjolekë Guci, ka shkuar 1 herë në javë në Memaliaj sepse jeton në Tiranë ku ka 2 vila, 5 apartamente dhe biznese, ndërsa prej 3 muajsh është instaluar atje, duke shkuar derë më derë me qese ushqimesh, me para, përqafime dhe me mashtrime, duke përsëritur premtimet e fushatës 2019, për të marrë votat e mandatit të dytë.
Por në çdo familje e takim ku shkon, kryetar Gjolekës i kërkojnë llogari për zhdukjen e 4.1 milionë Euro me TVSH, që qeveria akordoi për ndërtimin e ujësjellësit të 8 fshatrave Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës e të qytetit Memaliaj.

Kryetar Gjoleka e bëri tenderin me ofertë 12 (dymbëdhjetë) Euro më pak se fondi limit, dhënë firmës “KEG Sh.p.k” e “ED KONSTRUKSION Sh.p.k”, të cilat ia kanë lënë punimet me nën kontraktim, firmës “ARTREUM GENERATION” të Lorenc Bamit, Drejtor Urbanistik i Bashkisë Tepelenë, sepse realisht ky me Tërmet Peçin e kanë përlarë tenderin e Ujësjellësit të Memaliajt, ku ka pjesë edhe deputeti “aligator” i korrupsionit, Laert Duraj.
Nëse SPAK heton tenderin e këtij ujësjellësi, do konstatojë se janë kryer vetëm 2% e punimeve e prej 20 muajsh firma është larguar e nuk po punon më.
Por tenderi i Gjolekës ka edhe një skandal tjetër që duhet hetuar nga SPAK: Shiriti i nisjes së punimeve u pre më 7 prill 2021 gjatë fushatës, nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Bledar Çuçi; tenderi u bë më 9 prill, kontrata u lidh më 14 qershor 2021, ndërsa pas tenderit krye bashkiaku “mavi” i Memaliajt, Gjolek Guci, bleu makinë te re e apartament tjetër në Tiranë.
Është e dukshme, që kemi të bëjmë me aferë korruptive, prej faktit se tenderi u bë pa garë; me ofertë 12 (dymbëdhjetë) Euro më pak se vlera totale 4.1 milionë Euro e fondit limit; komisioni vlerësues nuk e firmosi proces verbalin, po e kanë firmosur persona jashtë Bashkisë Memaliaj.
Sipas Thesarit të Shtetit, kryetari Gjolekë Guci vazhdon i paguan çdo 3 muaj nga 200 milionë lekë firmës që ka shpallur fituese “KEG Shpk” dhe firmës nën/kontraktore “ARTREUM GENERATION” që janë e njëjta kompani, ndërsa banorët e 8 zonave vazhdojnë të mos kenë fare ujë, por kryetari mashtrues e xhambaz Gjolek Guci, ka dalë kërkon vota përsëri, që të vjedh edhe 4 vite e të shtojë pasuritë në Tiranë./Pamfleti
Kjo e poshtër qeveri u premton rritje pensionisteve dhe 75 mijë i la në vend numëro.