TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Gusht 2023, 19:29

“E vërteta mbi përgjegjësinë direkte të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve”

Shkruar nga Pamfleti
“E vërteta mbi përgjegjësinë direkte të Edi
Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një pjesë nga intervista e avokatit Arben Llangozi, mbi marrjen e Ahmetajt në hetimet e SPAK.

Llangozi, thekson se Rama ka qenë në dijeni të shkeljeve dhe se nuk ka kryer misionin e tij, ku sipas ligjit 9000, neni 2 e detyron kryeministrin kur konstaton paligjshmëri të ndërpresë shkeljet.

“E vërteta mbi përgjegjësinë direkte personale ligjore dhe penale të Edi Ramës për djegësat!”, shkruan Berisha krah videos në të cilën Llangozi shprehet:

"Dihet botërisht që kryeministri i Shqipërisë ka dalë në mbrojtje të kësaj skeme mashtruese dhe thotë që unë jam krenar për atë që unë kam bërë. Kryeministri duhet të mbrojë veten e vet sepse ligji 9000, neni 2 e detyron kryeministrin kur konstaton paligjshmëri të ndërpresë gjënë e paligjshme, pasi ai nuk është aty për të firmosur dosjet që ai mendon por është të korrigjojë parregullsitë dhe të kontrollojë çdo qindarkë të investuar të taksave të shtetasve shqiptar, dhe nuk është aty as të mbështesë Arben Ahmetajn, as veten e tij dhe askënd.

Kryeministri është në dijeni sepse dihet që një ish ministër i tij ndodhet në burg, drejtues kabineti, është pyetur nga komisioni i ligjeve, pra kryeministri ka dijeni në mënyrë të drejpërdrejt.

Dhe vetë Arben Ahmetaj, kjo është më e çuditshmja, nëse i referohemi intervistës së bërë nga shtetasi Arben Ahmetaj në një Tv kombëtar, ka thënë se e ka informuar në mënyrë të drejtpërdrejt dhe hap pas hapi kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe ai e ka njoftuar për të gjitha problematikat dhe me njoftim nga ky shtetas, kryeministri nuk ka marrë masa për të ndërprerë shkeljet".

edi rama inceneratoret

Lini një Përgjigje