TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Gusht 2023, 09:00

Takimi me Ballën/ Ish deputeti thirrje ambasadorit: Publikoni përgjimet! Në këto 'vakitë' e krimit, ministrin e keni kokë e këmbë brenda

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Ballën/ Ish deputeti thirrje ambasadorit: Publikoni
Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri

Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri i ka bërë thirrje ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Tiranë që luftën kundër drogës ta zhvillojë këtu nga kryeqyteti pasi është vendi i duhur.

Strazimiri ka shkruar se 60 përqind e industrisë së ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme përdoret për pastrimin e parave të drogës.

Reagimi i Strazimirit vjen pas takimit që ambasadori holandez në Tiranë me Taulant Ballën, i emëruar së fundmi nga Edi Rama si ministër i Brendshëm.

"Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë, mund të ndihmojë shumë në luftën kundër kriminalitetit në vendin e tij, veçanërisht trafikut të kokainës, dhe për këtë Tirana është vendi i duhur...

Le të fillojmë me sqarimin e denoncimit ndaj Edi Ramës dhe qeveritarëve shqiptarë, të gazetares holandeze Marjolein Koster në televizionin belg VRT, kur u pyet për dekriptimin e SKY dhe ENCHAT:

* A ka kaluar ai miliona te grupet kriminale? Një hetim dy vjet më parë tregoi se 60 përqind e industrisë së ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme përdoret për pastrimin e parave të drogës. Kundërshtarët e tij thonë se ai duhet ta ketë ditur për këtë....

Ky që ka takuar sot në zyrën e Ministrit të Brendshëm është i kudondodhur në të tilla "vaki" me krimin... dhe e ka kokë e këmbë tek ato përgjimet...

E kemi dhe ne xhanëm... po ndryshe nga Holanda këtu i fshijmë përgjimet, madje me vendim gjykate "të pavarur".", shkruan Gent Strazimiri. 

gent strazimiri balla

Lini një Përgjigje