Teksa mbajti një konferencë për rënien e euros, ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në këtë aktivitet hodhi akuza të forta ndaj qeverisë.
Sipas tij qeveria me veprimet e saj financiare, ka favorizuar pikërisht narkoshtetin.
“Qeveria me të gjitha veprimet e saj financiare, ka favorizuar pikërisht këtë fenomen, me kreditë që shkon e merr në euro, me mbajtjen e investimeve. Pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante cilësore e narkoshtetit”, u shpreh Berisha.
Sa i takon ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla, Berisha u shpreh se është emëruar nga klanet e narko-trafikut.
Berisha theksoi se ai njihet si njeriu më i lidhur publikisht me klanet e drogës që dihen me dokumente.
“Njeriu më i lidhur publikisht me klanet e drogës që dihen me dokumente, mori tani Ministrinë e Brendshme dhe imagjinoni ju, a ishte e qëllimshme apo jo, por kjo ishte plotësisht e qëllimshme. Janë ato klane që e emëruar atë ministër. Ka disa faktorë që kanë ndërhyrë në këtë raport, por faktori përcaktues është faktori narko-euro. Janë narko-eurot që kanë pushtuar, prandaj thotë ai, që kemi aq sa nuk e dimë. Ai e ka fjalën e kontenierëve me euro, e të garantoj se i kanë me kontejner, sepse një shtet e di sa para ka. Një shtet që ka libra dhe regjistra, i llogarit. Ka dhe të fjeturën që e ka të vështirë, por Shqipëria i ka me tonelata, me kontenier, dhe e di ai këtë, sepse i thonë ata, miqtë e tij.”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje