TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Gusht 2023, 11:43

Skandali i Safet Gjicit/ Begaj firmos dekretin: Zgjedhje të reja për Bashkinë e Kukësit më 24 shtator

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i Safet Gjicit/ Begaj firmos dekretin: Zgjedhje të reja për
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 24 Shtator për zgjedhje të reja në Bashkinë e Kukësit pas dorëheqjes së Safet Gjicit.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit”., thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjici u rizgjodh më 14 maj, por dha dorëheqjen më 16 qershor dhe po atë ditë u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë dhe u arrestua pak ditë më vonë për “korrupsion pasiv”.

Vendimi për shkarkimin e tij kishte fuqi të menjëhershme, edhe pse u botua në Fletoren Zyrtare të datës 26 qershor.

Kodi Zgjedhor parashikon që zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditëve, por Presidenti e vonoi procesin edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga shkakimi i tij.

Skandali i Safet Gjicit/ Begaj firmos dekretin: Zgjedhje të reja për

Lini një Përgjigje