TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Gusht 2023, 12:23

Deputeti grek flet pas takimit me Belerin në burg: Shqipëria do të ketë pasoja!

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti grek flet pas takimit me Belerin në burg: Shqipëria do

Deputeti grek Angelos Syrigos ka takuar në paraburgim Fredi Belerin. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se nuk është e drejtë që Beleri të mos betohet pasi shkel të drejtat civile.

Syrigos deklaroi gjithashtu se shteti shqiptar nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim si për rastet e tjera dhe nënkuptoi se çështja do të dërgohet në Bruksel.

Ai vijoi duke thënë se shteti shqiptar ka shkelur një sërë të drejtash duke përfshirë të drejtën e Belerit për tu betuar për zgjedhjet e majit.

“Kjo do të shkaktojë një dëmtim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kemi tre çështje: shteti ligjor, presupozimi i pafajësisë i një kryetari të zgjedhur në bashkinë e Himarës dhe e treta nuk është kuptuar nga ne as nga BE-ja se përse një kryetar i zgjedhur nuk mund të shkojë në zyrën e tij e të bëjë betimin kjo nuk ka të bëjë vetëm me arrestimin. Këto janë çështjet kryesore. Ky është rasti i vetëm ndryshe nga çdo raste tjetër. Presupozimi i pafajësisë nuk është marrë në konsideratë përse qeveria shqiptare nuk e lë të betohet. Ligji duhet të kishte thënë se nëse një person ka kryer krim nuk mund të bëje betimin, ligji thotë të kundërtën, pra kjo është një shkelje e të drejtave civile. Hapi tjetër do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE, pasi BE luan një rol të rëndësishëm në respektimin e së drejtës”, tha ai.

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës ka rritur tensionet me shtetin fqinj, ku zyrtarë grekë kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Të hënën skadon afati tre mujor kur Fredi Beleri duhej të betohej si kryetar i bashkisë së Himarës.

deputeti grek fredi beleri burg

Lini një Përgjigje