TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 14:41

Skandali te Akademia e Sigurisë, Zhupa: Paguajmë helm, çfarë kontrollesh kemi për sigurinë ushqimore?

Shkruar nga Pamfleti
Skandali te Akademia e Sigurisë, Zhupa: Paguajmë helm,
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagoi në Kuvend lidhur me helmimin e studentëve në Akademinë e Sigurisë, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si përzgjidhen kompanitë fituese të tenderëve për ushqimet.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa akuzoi mungesën e standardeve dhe kontrolleve për sigurinë ushqimore, ndërsa tha se qytetarët po paguajnë jo vetëm çmime të larta për ushqimet, por edhe pasoja të rënda për shëndetin.

“Nuk është ngjarje për ta anashkaluar dhe për të mos reflektuar dhe për të kuptuar se si jeta është e pasigurt. Jemi duke jetuar në një vend ku përzgjidhen edhe fituesit e tenderëve të ushqimeve, jo në bazë të standardeve por në bazë të njohjeve, ofertës më të lartë, allishverishit të radhës. Mungonin kontrollet reale mbi kompaninë që ushqente studentët shqiptarë, mungonin standardet me të cilat do duhet të konkurronte dhe të fitonte për të garantuar ushqimin. Çfarë kontrollesh kemi për sigurinë ushqimore? Vese paguajmë çmimet e ushqimeve më të larta në rajon, paguajmë edhe helm, paguajmë ushqime të cilat janë të pakontrolluara, ushqime që helmojnë fëmijët tanë, studentët tanë, ai që përfiton atë tender, janë të lidhur me qeverinë, klientë të pushtetit dhe nuk ka nevojë nëse kanë standarde apo jo”, tha Zhupa.

 

Lini një Përgjigje