TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 13:31

Heqja e subvencioneve të naftës për fermerët, Berisha: Politikë anti-shqiptare! Akt cinik që nxit shpopullimin 

Shkruar nga Pamfleti
Heqja e subvencioneve të naftës për fermerët, Berisha:
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në Kuvend ndaj vendimit për heqjen e subvencioneve të naftës për fermerët, duke e cilësuar atë një politikë që godet drejtpërdrejt shtresat më të varfra të vendit dhe nxit shpopullimin e zonave rurale.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë se po rëndon edhe më shumë barrën ekonomike të fermerëve shqiptarë në një kohë kur çmimet e karburanteve mbeten të larta. Ai theksoi se Shqipëria aplikon taksën më të lartë të naftës në botë dhe krahasoi çmimin që paguajnë fermerët shqiptarë me atë të vendeve fqinje.

Sipas liderit demokrat, mungesa e mbështetjes për bujqësinë po i vendos fermerët shqiptarë në kushte të pabarabarta konkurrence dhe po dëmton prodhimin vendas. Ai e konsideroi situatën si një “politikë anti-shqiptare” dhe kritikoi ashpër qeverinë për mënyrën se si po trajtohet sektori rural.

“Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në Parlament. Nuk ka akt më cinik ndaj 30-40% të shqiptarëve që jetojnë me djersën e ballit. Nuk ka qëndrim më të pashpirt. Vini këtu, pasi keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftën.

Njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë nuk ka, përveç atij që e ka kapur tmerri nga tërmeti, nga ky, nga ai, që nuk vjen fare në Parlament tani, është i tmerruar dhe nuk di ç’bën. Çfarë e ka këtë turp?! Fshatarët më të varfër të Europës. Kjo është politikë shpopullimi. Është politikë anti-shqiptare. Fermeri i Maqedonisë e merr me 100 lekë naftën, qytetari me 150 lekë. Si e shpjegoni ju këtë?

Kryehajduti i Shqipërisë, me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët ta blejnë atë me 2.2 euro. Këto janë akte cinike. A e dini sa i merrni shqiptarëve me TVSH-në e naftës? Dhjetëra, dhjetëra milionë euro”, tha Berisha ndër të tjera. 

heqja e subvencioneve te te naftes per fermeret sali berisha akuza qeverise

Lini një Përgjigje