TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 11:55

Monopatinat/ Kapri përplaset me Peleshin në Kuvend: Nismën time e mbani në sirtar prej 4 muajsh!

Shkruar nga Pamfleti
Monopatinat/ Kapri përplaset me Peleshin në Kuvend: Nismën time e
Deputeti Erald Kapri

Deputeti Erald Kapri ngriti akuza në Kuvend për trajtim të pabarabartë të nismave të deputetëve, duke deklaruar se propozimi i tij për lehtësimin e qarkullimit të monopatinave prej katër muajsh nuk është marrë në shqyrtim.

Gjatë fjalës së tij, Kapri u shpreh se nisma e depozituar prej tij synon të garantojë lëvizje më të sigurt dhe më të lirë për të rinjtë që përdorin monopatina, por sipas tij, projektligji është mbajtur “në sirtar”.

“Jeni shumë selektiv në raport sesi trajtohen nismat e deputetëve në parlament. Për Kodin Rrugor unë kam dorëzuar një nismë në parlament që të rinjtë që qarkullojnë me monopatina të qarkullojnë lirshëm e të sigurt. Unë sjell ligjin në parlament dhe mbahet në sirtar prej të paktën 4 muajsh. Mirë që interpelancat i mohoni, na ulni në vend, por nismat merrini në konsideratë. Duam të ushtrojmë detyrën tonë kushtetuese. Është e turpshme, jemi i vetmi vend në Europë që ndalojmë të rinjtë e Shqipërisë të lëvizin me monopatina. Kam sjellë nismën dhe të futet në diskutim, s’ka kuptim të futen vetëm diskutimet e PS e PD”, tha Kapri.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, iu përgjigj duke theksuar se nisma është përfshirë në kalendarin parlamentar dhe se tashmë u takon komisioneve përkatëse të vijojnë me shqyrtimin.

“Nisma juaj është përfshirë në kalendar. E ka kaluar periudhën që duhet të qëndrojë në parlament. Komisionet janë të lira, të inkurajuara madje t’i shqyrtojnë të gjitha nismat. Është procedurë parlamentare, është përfshirë në kalendar. Komisionet të vijojnë punën e tyre”, iu përgjgij Peleshi.

kapri peleshi kuvend monopatina

Lini një Përgjigje