TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 12:37

“Kemi naftën me çmimin më të shtrenjtë”, deputeti: Bordi i Transparencës, një tallje

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi naftën me çmimin më të shtrenjtë”,

Deputeti Eno Bozdo deklaroi në Kuvend se Shqipëria po përballet me një krizë të naftës, ndërsa kërkoi nga ministri përgjegjës të japë shpjegime për mungesën e rezervave të sigurisë në vend.

Gjatë fjalës së tij, Bozdo theksoi se Shqipëria nuk disponon rezerva strategjike të karburanteve dhe se situata e krijuar e vendos vendin në një pozitë të vështirë. Ai kritikoi gjithashtu çmimet e larta të karburanteve dhe akuzoi qeverinë se po rëndon qytetarët përmes taksave.

Deputeti i PD-së e cilësoi gjithashtu Bordin e Transparencës si një “tallje”, duke thënë se mekanizmi nuk ka sjellë asnjë zgjidhje për qytetarët.

“E dhimbshme të shohësh që Shqipëria nuk zotëron asnjë gramë naftë të rezervës të sigurisë dhe jo më të mendosh që ndoshta mund të na vijë ndonjë kërkesë nga institucionet përkatëse për ta liruar këtë kërkesë. Sot ne nuk kemi as rezerva sigurie. Ndërsa kriza vazhdon ne jemi me sytë nga qielli duke shpresuar se kjo krizë do të zgjidhet. Kryeministri u detyrua të gënjejë sepse e vërteta është se jemi me duart lart dhe kjo na nxjerr shumë keq me vetveten dhe BE. Çmimi i karburantit ka shkuar në stratosferë dhe kriza ka bërë të vetën. Por projektligji kurdo që të miratohet nuk do të zgjidhë asnjë gjë. Me çfarë do ta financoni Autoritetin e Rezervave të Sigurisë? Kemi naftën më të shtrenjtë në botë , kemi strukturën më të ngarkuar fiskale që shkojnë për të mbushur xhepat e qeverisë”, tha ai.

deputeti

Lini një Përgjigje