TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2026, 11:57

Abuzimi i AKSHI-t me tenderat, mazhoranca rrëzon me forcën e kartonit kërkesën e PD për interpelancë

Shkruar nga Pamfleti
Abuzimi i AKSHI-t me tenderat, mazhoranca rrëzon me forcën e kartonit
Niko Peleshi

Është rrëzuar kërkesa e opozitës për interpelancë në Kuvend lidhur e çështjen e abuzimit me tenderat nga AKSHI. Interpelanca u rrëzua me 60 vota kundër të mazhorancës.

Kërkesa e opozitës u hodh poshtë fillimisht nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas kryeparlamentarit nuk mund të zhvillohen interpelanca për çështje që janë në hetim penal, pasi do të ishte ndërhyrje në pushtetin e drejtësisë.

Ai shtoi se referimi i vetëm në raportime mediatike nuk përbën bazë për interpelancë parlamentare, veçanërisht kur çështja është ende në hetim dhe nuk ka një vendim përfundimtar nga autoritetet kompetente.

Sipas Kuvendit, kërkesa e PD-së lidhej me hetime për vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe për këtë arsye duhet të trajtohet vetëm në kuadër të procedurave penale. 

“Së pari, interpelanca, si instrument kushtetues i kontrollit parlamentar, nuk mund të përdoret qe anëtarët e Këshillit të Ministrave të japin shpjegime mbi çështje që janë nën hetim penal, për të cilat ata nuk kanë as kompetencë, për t'u shprehur, dhe për të cilat çdo ndërhyrje apo komentim do të ishte në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve

Së dyti, përmbajtja e kërkesës, në thelb, përbën një përpjekje për të transferuar në sallën e Kuvendit një debat që i përket ekskluzivisht juridiksionit të organeve të drejtësisë, duke synuar krijimin e nje "gjykate politike" mbi bazën e informacioneve të paadministruara në mënyrë perfundimtare nga autoritetet gjyqësore. Një qëndrimi tillë bie ndesh me standardet kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe me rolin e Kuvendit si organ ligjvënës dhe jo si organ hetimor apo gjykues

Së treti, pyetjet e drejtuara në kërkesë presupozojnë ekzistencën e dijenisë së Kryeministrit mbi elementë të detajuar së një hetimi penal, çka nuk gjen mbështetje në një normë ligjore Kryeministri nuk ka detyrimin ligjor të ketë dijeni mbi përmbajtjen e dosjeve hetimore, as nuk mund të kërkohet prej tij të komentojë mbi to, per aq kohë sa këto çështje janë nën juridiksionin të organeve të drejtësisë.

Se katëri, referimi i vazhdueshëm në raportime mediatike nuk përbën qëllimi për realizimin e interpelancës së formë të kontrollit parlamentar, sidomos në raste kur pishtin eshte në prooes hetimi dhe nuk ka një konstatim përfundimtar nga organet kompetente

Se pesti, vetë natyra e çështjes së ngritur - e lidhur me hetime për vepra të rënda penale, përfshire korrupsionin dhe krimin e organizuar kërkon një trajtim në kuadër të procedurave penale dhe jo një dehat politik paralel, i cili mund të cenoje i hetimin e çështjes dhe të ndikojë në perceptimin publik mbi procesin e drejtësisë”, thuhej në përgjigjen e kthyer nga Kuvendi-Partisë Demokratike", u shpreh Peleshi.

Lini një Përgjigje