Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar përsëri qeverinë se po shmang Parlamentin për dhënie llogarie.
Gazment Bardhi u shpreh se kreu i ekzekutivit është i angazhuar për të bllokuar drejtësinë, por refuzon që të jetë pranishëm në seanca plenare për debat apo interpelanca të thirrura nga opozita.
Bardhi ka sjellë në Kuvend një video ku kryeministri Rama flet për çmimin e naftës dhe ndikimin që kjo ka në rritjen e çmimeve të tjera duke nisur nga buka.
“Sot kryeministri Rama nuk është këtu, nuk vjen në Kuvend kur kërkohet në interpelanca e as për debat sepse shqetësimi i shqiptarëve, çmimet e larta që ndikohen nga rritja e çmimit të karburanteve nuk janë shqetësimi i tij dhe ja çfarë thoshte vetë (tregon një video nga foltorja me Ramën)”, tha Bardhi.
Dhe më tej vijoi duke u thënë kolegëve në sallë se kryeministri vjen aty vetëm për Ballukun.
“Erdhi në Kuvend vetëm të bllokojë drejtësinë të arrestojë Ballukun. Edhe pse ai refuzon të vijë këtu, do ta sjell un unë Kuvend. Le të dëgjojnë shqiptarët çfarë thotë ai për naftën dhe çmimet. Rama është bërë ortak i krizës, qytetarët paguaj në më shumë dhe shteti fiton më shumë. Rama nuk heq dorë duke u sjellë si aksioner i çdo litri nafte. Ai fiton nga krizat, sa më shumë krizë përreth, aq më shumë fitonte ai”, tha ai.
Bardhi shpjegoi se qeveria ka interes te çmimet e larta.
“Atëherë fajësonte qeverinë për çmimet, por sot as nuk merr përgjegjësi, por ka rritur më tej çmimet e naftës dhe me kokëfortësi refuzon t’i ulë ato. Ai është bërë ortak financiar i krizës,. Sepse kur rriten çmimet shteti fiton mëshumë, qytetarët paguajnë më shumë. Sa më e mbushur të jetë arka e shtetit për të, aq më shumë tendera për qeverinë, Ramën, Ballukun, Ergysët dhe Ergysate qeverisë. Ndaj sa të jetë kjo mazhorancë, kjo qeveri nuk ka interes për ulje të çmimit, ndaj kriza e naftës është e dukshme dhe e padukshme. Kemi tallje të qeverisë me ndërhyrje në akcizë te çmimi i naftës vetëm kur kalon 220 lekë për litër. Pret që kur qytetarët të digjen mirë, t’i japë një pikë ujë. Kjoë shtë alibi politike për të mos ulur çmimin e naftës, pasi kur ndërhyhet, dëmi është bërë. Ne kemi bërë tre propozime të grupit të PD dhe falenderoj deputetin Bozdo për këtë punë që ka bërë, që ulin koston e jetesës dhe çmimet, me standard evropian, janë e kundërta e asaj që bën qeveria e Ramës. Një kilogram domate 5 mijë lekë e speci 4 mijë lekë dhe kur shkon kaq, të presim ndërhyrjen e qeverisë. Por grupi i PS i ka refuzuar të gjitha masat e propozuara nga PD dhe ku deputetët e urdhëruar nga Rama vetëm ngrenë kartonin”, u shpreh Bardhi.
Lini një Përgjigje