TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2026, 13:53

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: U bllokuan ushqimet dhe lëndët, po hetojmë

Shkruar nga Pamfleti
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: U
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, reagoi lidhur me ngjarjen e rëndë në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë u helmuan nga ushqimi i kompanisë catering që furnizonte institucionin.

Në një deklaratë për mediat, Hita bëri të ditur se janë sekuestruar si prova ushqimet dhe lëndët e përdorura nga studentët një ditë më parë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

“Ka qenë një ngjarje sensitive dhe për ne. Jemi njoftuar se disa prej studentëve kanë shkuar në spital. Gjendja e tyre ishte me simptoma të lehta, jo të rënduara. Kemi marrë masa për të gjithë studentët. Sa i përket veprimeve që ndërmorëm dje, arrestuam 2 personat përgjegjës që kanë kryer pjesën administrative dhe përgatitjen e ushqimeve. U shpall në kërkim dhe administratorja e firmës. U bë në bashkëpunim me AKU, bllokimi i lëndës që u përdor. Aktiviteti i subjektit tregtar nuk është ndërprerë, pasi ka dhe disa institucione të tjera ku vepron. Shkeljet konkrete do të bëhen të ditura në vijim. Për momentin kemi marrë vetëm njoftimin që këta studentë janë helmuar. Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Dje u bë bllokimi i lëndëve apo sasitë ushqimore të përdorura nga studentët. Kompania vazhdon të furnizojë studentet edhe sot. Do të vijojë më tej se si do të operohet.”, tha Hita.

 

Lini një Përgjigje