
Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:
Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan nga ushqimi, ngjarje qe solli arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të administratorit të kompanisë “Sori-Al”, e cila rezulton me kontrata të shumta publike.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare me interpelanca me kryeministrin Edi Rama dhe ministra, ndërsa opozita kërkoi debat për integrimin dhe qeverisjen.
Në politikën e brendshme, Rama mblodhi drejtuesit e qarqeve të PS në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, duke nisur organizimin për zgjedhjet lokale të vitit 2027.
Bordi i Transparencës uli çmimin e karburanteve, duke reflektuar rënie si për naftën ashtu edhe për benzinën.
Në Kosovë, Albin Kurti komentoi rivalitetin politik për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa në arenën ndërkombëtare, Marco Rubio zhvilloi takime në Romë mes tensioneve SHBA–Vatikan.
Ndërkohë, një avion me një pacient me hantavirus u ul në Amsterdam, ndersa nga ana tjeter, Irani po shqyrton një propozim amerikan për armëpushim, teksa ne sport, PSG u kualifikua në finalen e Champions League pas eliminimit të Bayern Munich.
Lini një Përgjigje