Studentët shfaqën probleme shëndetësore menjëherë pas konsumimit të drekës ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Sauk, kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit, duke ngritur dyshime për një helmim masiv.
Burime paraprake bëjnë me dije se studentët janë ndjerë keq pak minuta pas konsumimit të drekës. Disa prej tyre kanë pasur komplikacione më serioze dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshimet e para lidhen me ushqimin e servirur gjatë vaktit të mesditës. Shërbimi ushqimor në Akademinë e Sigurisë ofrohet nga një kompani private kateringu, e kontraktuar për furnizimin me tre vakte ditore për studentët.
Pas incidentit, institucionet përgjegjëse kanë nisur verifikimet dhe analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit të dyshuar, ndërsa pritet edhe ekspertiza mbi cilësinë e ushqimit të konsumuar.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit e mundshëm.
"Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.
Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast:
-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;
-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.
Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, njoftoi policia.
Ne guzhininin per studdntet e akademise se rdndit gjitmone ka pasur ankesa nga studentet dhe probleme dhe abuzime ne gatimin e ushqimit si ne cilesi ashtu edhe ne norme.Institucionet kontrolluese dhe livjzbatuese te kontrollojne periodikisht dhe rreptesisjt dhe te ndeshkojne fajtoret,gjitheashtu te perzgjddhin kompani private serioze per ushqimin e studentdve dhe. jo me mik te cilet gatuajn mbeturina te skaduara duke hlmuar studentet.
Mund të jenë helmuar edhe nga uji që kanë pirë
Kur edhe te Akademia e Sigurisë s'kanë siguri ushqimore, imagjino ça standartesh sigurie ka populli i shkretë! Dhe Ramë gënjeshtari thotë që kemi standarte për ne BE.