TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2026, 10:02

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon ministria e Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë,

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur në Akademinë e Policisë, ku rreth 50 studentë përfunduan në spital pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Sipas njoftimit zyrtar, studentët janë paraqitur gjatë ditës së djeshme në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, pasi kanë shfaqur shqetësime shëndetësore.

Menjëherë pas mbërritjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer ekzaminimet dhe trajtimin përkatës për secilin rast.

Studentët iu nënshtruan edhe analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e helmimit të dyshuar. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, të gjithë studentët janë larguar nga spitali në gjendje të stabilizuar dhe pa rrezik për jetën.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar burimin e helmimit.

Reagimi i plotë i Ministrisë:

Ditën e djeshme, më datë 06.05.2026, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi.

Menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për çdo rast.

Shërbimi Infektiv dhe Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gjendje gatishmërie pas marrjes së njoftimit, duke shtuar kapacitetet e stafit në shërbim dhe duke garantuar menjëherë stokun e nevojshëm të barnave.

Po ashtu, të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Lini një Përgjigje