TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2026, 11:17

Nga Taçi tek Bechetti, biznesmenët që paguan miliona euro haraç te Liri Berisha

Shkruar nga Pamfleti
Nga Taçi tek Bechetti, biznesmenët që paguan miliona euro
Rezart Taçi- Liri Berisha

Një skemë flagrante korrupsioni e pahetuar nga SPAK

Mes skemave korruptive të Familjes Berisha, jo rastësisht non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion dhe minim të demokracisë, më flagrante dhe banale është ajo e Liri Berishës me fondacionin e saj, të cilin e ktheu në një model korrupsioni dhe lavatriçe pastrimi parash, gjatë kohës kur bashkëshortin Sali Berisha e kishte kryeministër.

Nga Taçi tek Bechetti, biznesmenët që paguan miliona euro

Nëse Argita kishte vendosur traun për çdo biznesmen që kërkonte të zgjidhte ndonjë hall në qeveri, duke i marrë 3 %, nëse Shkëlzeni kishte legalizuar punën e sekserit duke deklaruar qindra mijëra euro që u merrte biznesmenëve për t’u mbaruar punë te babai kryeministër dhe nëse dhëndri Jamarbër Malltezi u vinte syrin tokave në Tiranë dhe i kthente në sheshe ndërtimi me firmën e vjehrrit kryeministër, Liri Berisha përdori fondacionin e saj dhe emrin e madh Nënë Terezë për t’u marrë haraç biznesmenëve për firmën e burrit të saj kryeministër, i cili u kishte kaluar para dhe pasuri publike në vlerë qindra milionë euro.

Vetëm gjatë mbrëmjes së 13 tetorit 2012, një rreth biznesmenësh, të cilët favorizoheshin nga qeveria Berisha, i paguan Liri Berishës mbi gjysmë milioni euro. Paratë kalonin përmes bankës së Familjes, Intesa San Paolo Bank, e cila i dha Shkëlzenit 1.8 milionë euro kredi me kolateral fiktiv për të ngritur fabrikën e boronicave në Gërdec.

Biznesmenët hynë në garë duke blerë gjoja në ankand piktura modeste dhe mediokre, me vlera të mëdha, si kontribute për fondacionin e zonjës Liri Berisha për fëmijët autikë, por paratë, pasi kalonin në një mekanizëm jo transparent, dyshohet se përfundonin në xhepat e Argitës dhe Shëlzenit, duke i investuar në pasuri të paluajtshme, histori për të cilën do flitet në vijim.

Nga Taçi tek Bechetti, biznesmenët që paguan miliona euro
(Një pikturë të Lin Delisë që koleksionisti italian Armando Nicoleti ia dhuroi fondacionit të Liri Berishës 10 maj 2012, përfundoi më pas në zyrën e Berishës).

Biznesmenët përfitues të pushtetit të Berishës thirreshin dhe rreshtoheshin në eventet e Fondacionit të Liri Berishës, për të paguar me radhë, duke ndarë plaçkën publike që u kishte dhënë Sali Berisha si kryeministër.

Piktura modeste i blinin sikur të ishin të Pikasos, pa i parë kurrë më parë (shumica e tyre kishin parë vetëm euro). Paguanin lekët dhe merrnin pikturat, disa nga të cilat më pas përfundonin në shtëpinë e Berishës.

Nga Taçi tek Bechetti, biznesmenët që paguan miliona euro

Protagonist i kësaj skeme të dyshuar korruptive ishte edhe Rezart Taçi, i cili bleu për 100 mijë euro një pikturë të Alush Shimës.

Ish-manjati kontrovers i naftës Rezart Taçi, i dënuar me 11 burg për pastrim parash me mafien italiane, grup i strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave nga grupi i strukturuar kriminal, paguante herë pas here haraç pranë fondacionit të Liri Berishës, kamufluar me blerje pikturash.

Para se të vinte në pushtet në 2005, Berisha e kishte kërcënuar Taçin se do ta nxirrte para drejtësisë dhe se do t’i merrte pasuritë dhe paratë publike që i kishte dhënë qeveria e Fatos Nanos, duke ia kthyer shqiptarëve. Por, pas ardhjes në pushtet, Taçi u kthye në biznesmenin kryesor në oborrin e Familjes Berisha. Taçi kapi tregun e shitjes së karburanteve, duke arritur kulmin gjatë pushtetit të Berishës 2005-2013.

Përmes një procesi të paqartë dhe korruptiv, Sali Berisha shkoi deri aty saqë i shiti Taçit kompaninë shtetërore përpunimit të naftës ARMO, të cilën Taçi që e dorëzoi më pas tek azerët, me një mal me borxhe.

Në vitin 2012, Rezart Taçi qëndroi pas ofertës 850 milionë euro për privatizimin e kompanisë tjetër shtetërore të naftës, Albpetrol, por shuma nuk u derdh asnjëherë dhe kompania nuk u privatizua.

Rezart Taçi me bekimin e Familjes Berisha besohet se ka përfituar qindra milionë euro me skema mashtrimi, kapje tregu, evazion fiskal, kontrabandë nafte, privatizim të pasurive publike etj.

Taçi gjeti një formë të veçantë, atë përmes blerjeve të pikturave në ankand, për të paguar një pjesë të haraçit te Liri Berisha, bashkëshorti i të cilës lejoi Taçin të bënte kërdinë me paratë dhe pasuritë publike.

Skema të korrupsionit masiv, zhvatje, shpërdorime, kontrabandë, pastrim parash, blerje të mediave (gjyqtarë, prokurorë e drejtorë nuk kishte nevojë, pasi i kishte nën kontroll Berisha), arrogancë, truproja, ekspozim luksi etj. Ndonjë gazetarë që nuk pranonte paratë, Taçi, me miratimin e Berishës, i lëshonte truprojat duke e dhunuar.

Nga Taçi tek Bechetti, biznesmenët që paguan miliona euro

Një tjetër biznesmen kontrovers që ka paguar te fondacioni i Liri Berishës është Francesco Bechetti, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 17 vite burg për vjedhje, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe skema mashtruese me TVSH-në.

Francesco Bechetti i ka dhënë 100 mijë euro fondacionit të Liri Berishës, duke blerë një pikturë të Orion Shimës.

Bechetti, i cili prej vitit 1997 që pretendonte se do të ndërtonte një hidrocentral në Kalivaç të Tepelenës, ka paguar haraç te Liri Berisha, në këmbim të lejes nga Sali Berisha për të vjedhur paratë publike me TVSH dhe pastruar para në Shqipëri përmes kompanive “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set”.

Veprimi i drejtësisë ndaj Bechettit jo rastësisht u dënua nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Biznesmeni i njohur Hetem Ramadani ka blerë gjithashtu një pikturë kundrejt një shumë prej 140 mijë eurosh. Për z. Ramadani nuk ka asnjë evidencë që mund të ketë përfituar nga pushteti i Berishës.

Një oligark mielli i favorizuar nga pushteti i Berishës bleu një pikturë me vlerë 70 mijë euro. Oligarku është pjesë e kartelit të miellit dhe gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës për monopolizim dhe pazare për fiksimin e çmimit të miellit dhe bukës.

Nga Taçi tek Bechetti, biznesmenët që paguan miliona euro

Pronari i Union Bank, Emond Leka, ka paguar haraç te fondacioni i Liri Berishës, përmes Unionit Financiar të Tiranës. Dosja e SPAK-ut për korrupsionin dhe pastrimin e parave të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, me 17 kulla në pronën e tjetërsuar shtetërore ish Klubi Partizani, konfirmoi edhe një herë se Union Bank shërben si lavatriçe e parave të pista të familjes Berisha. Sipas dosjes, kompania Homeplan, e sekuestruar me kërkesë të SPAK si aset kriminal, kishte zgjedhur Union Bank për të kaluar paratë e pista në llogari të Jamarbër Malltezit, i arrestuar për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

Vetëm gjatë periudhës gusht 2017 deri në dhjetor 2017, rezultojnë 80 transaksione parash të pista përmes Union Bank. Union Bank mbuloi me para në formë kredie korrupsionin dhe pastrimin e parave të Damir Fazlliç dhe Familjes Berisha, me pronat në Porto Romano, që bliheshin me para cash nga Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi me 10 euro m2, duke ia shitur menjëherë kompanive të Fazlliçit me 18 euro m2, gjoja për të ndërtuar një park energjetik.

Në vitin 2015, në media rrodhi një raport sekret i OSBE, me të dhëna tronditëse, rreth veprimtarisë kriminale të kupolës politike të Tiranës dhe disa biznesmenëve. Edmond Leka përshkruhet në raportin e OSBE si njeriu që lëviz prej më shumë 20 viteve paratë e pista përmes “Western Union”, një kompani që merret me transfertat e parave nga Shqipëria në vendet e tjera dhe anasjelltas.

Nga Taçi tek Bechetti, biznesmenët që paguan miliona euro

Bankers Petroleum Albania LtD, me ish administrator 64-vjeçarin kinez Huanqin Xiao dhe pronarë të fshehur në offshore, që përfaqëson vjedhjen më të madhe të pasurisë së shqiptarëve që kur është formuar kombi shqiptar, ka paguar gjithashtu te fondacioni i Liri Berishës, një pjesë nga paratë e fituara nga mospagimi i taksave, duke manipuluar çdo vit shpenzimet.

(Të ardhurat e kompanisë zhvatëse nga nafta janë rreth 6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet (fiktive) rreth 7 miliardë euro).

Batërdia është provuar nga disa raporte të KLSH. Është provuar nga AKBN, Albpetrol, nga disa vendime gjykatash të formës së prerë etj. Është provuar nga një dosje penale e SPAK që po heton Bankers si grup kriminal. Si qeveria e Sali Berishës, ashtu edhe ajo e Edi Ramës, kanë ‘ulur brekët’ para Bankers, duke tradhtuar shqiptarët. Në këmbim të lejimit të vjedhjes së pasurisë nëntokësore shqiptare gjatë qeverisjes Berisha, Bankers i paguante haraç Liri Berishës.

Janë 90 biznesmenë që kanë paguar haraç te Liri Berisha, pasi 99 % e tyre, në një formë ose një tjetër, janë favorizuar nga pushteti i bashkëshortit të saj Sali Berisha. Vijon…/Prapaskena

 

liri berisha miliona euro rezart taçi bechetti

2 Komente

  1. v
    vk

    Shqiperia = Sallat Ruse!

    1. M
      Melenguanesti.

      Kur duket si drita Diellore qe Keta jane vjedhsa , cfar ben spaku ! Perse nuk fillojne ti cojne tek 7 penxheret ,sice thotë nje fjale e urte e popullit.

      Lini një Përgjigje