TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2026, 12:12

Helmimi te Akademia e Sigurisë, zbardhet menuja që konsumuan 56 studentët

Shkruar nga Pamfleti
Helmimi te Akademia e Sigurisë, zbardhet menuja që konsumuan 56
Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë

56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan nga vakti i drekës i shërbyer në ambientet e institucionit nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al në pronësi të Alma Tafanit.

Mësohet se dreka nga ku dyshohet se janë helmuar përbëhej nga: sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.

Për ngjarjen, Policia e Tiranës ka arrestuar sot në 7 maj, teknologen dhe kuzhinierin si dhe ka shpallur në kërkim pronaren e kompanisë për helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Në pranga ka rënë teknologia, si dhe kuzhinieri i kompanisë katering, që shpërndante ushqimin në tre vakte për studentët.

Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rënda, me të vjella dhe dhimbje të forta barku.

Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume, ata janë kthyer sërish në Akademinë e Sigurisë.

Pas helmimit të 56 studentëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar, duke kryer kontrolle në subjektin që furnizonte institucionin me ushqim.

Sipas AKU-së, inspektimet janë zhvilluar si në ambientet e Akademisë së Sigurisë, ashtu edhe në kuzhinën e subjektit privat në Garnizonin “Skënderbej” në Tiranë. Gjatë kontrolleve janë marrë mostra të produkteve ushqimore për analiza mikrobiologjike dhe janë bllokuar sasi të konsiderueshme ushqimesh.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se janë konstatuar shkelje që lidhen me mungesën e sistemit të plotë të gjurmueshmërisë, për të cilat janë vendosur gjoba administrative. AKU thekson se do të vijojë monitorimin e rastit deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

 

helmimi te akademia e sigurisë meuja që konsumuan 56 studentët

Lini një Përgjigje