TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 13:06

Si do t'i thoni SHBA-së për bashkëpunimin me një “non-grata”? Bardhi përgjigjet për “paktin” me Berishën

Shkruar nga Pamfleti
Si do t'i thoni SHBA-së për bashkëpunimin me një
Gazmend Bardhi

Deputeti i PD-së Gazmend Bardhi ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka folur në lidhje për uljen në tavolinë me Sali Berishën ditën e djeshme.

I pyetur se si do t’iu përgjigjet ndërkombëtarëve për bashkëpunimin me një të shpallur non-grata, Bardhi u shpreh se ai vazhdon të ketë çështje që i gjykon ndryshe nga Berisha.

Ai tha se nuk mund ta mohojë se Berisha është një faktor i rëndësishëm në opozitë.

“Unë bashkëpunoj me këdo që është në politikë, në kahun e opozitës. Ndajmë qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme. Qëndrimet e mia për të vazhdojnë të jenë aty. Por për çështje që jemi bashkë, nuk ka asgjë të keqe. Nuk jemi në politikë për interesa politikë, por për njerëzit. Unë nuk mund ta mohoj që Berisha në opozitë është një faktor”, tha Bardhi ndërsa ishte i ftuar në Breaking.

 

gazmend bardhi berisha

Lini një Përgjigje