
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza se biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” për lidhje me krimin, donte të emëronte kreun e SPAK.
Berisha u shpreh se Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i kryeministrit Edi Rama.
“Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i Edi Ramës. Ai po emëronte kreun e SPAK. Kandili, që dërgoi dosjen e Bajrave në Shkodër bashkë me një tjetër, shpalli se këta nuk janë organizatë kriminale, sa mori Kandili e dinë kazinotë e Pëllumb Gjokës.
Kandili, të cilit bodyguardi i Pëllumb Gjokës i rrinte mbrapa në kazino për ti dhënë topat me euro, do na dilte nga Rama edhe kryetar i SPAK”, tha Berisha.
Berisha tha gjithashtu se Bajrit, Pëllumb Gjoka dhe bandat e Elbasanit kanë siguruar vota për PS.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar nga SPAK si anëtar i grupit të strukturuar kriminal rezulton se në vitin 2021 është shpallur Investitor Strategjik nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Në vendimin e Komitetit të Investimeve strategjike të Korrikut të viti 2021 biznesmenit Pëllumb Gjoka i është miratuar statusi i Investitorit Strategjik për projektin “Silver Sand Resort” me subjekt aplikues “Imperial Group”.
Kompania përfituese sipas dokumenteve në qendrën kombëtare të biznesit zotërohet me 56% nga biznesmeni Pëllumb Gjoka ndërsa pjesa tjetër nga familjarët e tij Alida Gjoka dhe Kolë Gjoka me nga 22% secili.
Mbi grupin krimianl ku pjesë e të arrestuarve ishte edhe Gjoka, rëndojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.
Hetimet nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet hollandeze belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky.
Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga shtetasi Behar Bajri që të kryente vrasjen e një personi. Bëhet fjalë për shtetasin Kleanthi Musabelli një ish punonjës i policisë së burgjeve. Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro.
Behar Bajri dhe Denis Borriçi ezekutojnë shtetasin Gjin Boriçi. Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “Sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë” ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë sigurie është edhe Elion Hato, që dyshohet për “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë” në dëm të shtetasit Taulant Pepa.
Lini një Përgjigje