TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 09:54

"Farsë elektorale!", Berisha bën libër në anglisht për zgjedhet e 14 Majit

Shkruar nga Pamfleti
"Farsë elektorale!", Berisha bën libër në anglisht
Sali Berisha

Rithemelimi i  Sali Berishës ka përfunduar analizën e bërë për zgjedhjet e 14 majit 2023 që i humbi thellë ndaj PS.

Berisha ka dalë në përfundimin se ky proces elektoral ishte fars.

E të gjithë këtë analizë, nën kujdesin e Berishës e kanë bërë një libër të shkruar në gjuhën angleze. Libri mban titullin “Farsa elektorale e 14 majit  2023 në Shqipëri”, e teksa një rresht sipër saj shkruhet “Libri i zi i zgjedhjeve”.

Për këtë do të bëjnë edhe një promovim, sot në orën 11:00.

Që pas zyrtarizimi të rezultatit, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur zgjedhjet e 14 majit.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mes tij dhe Ilir Metës së Partisë së Lirisë mori 7 Bashki.

Shqipëria u ngjyros kryesisht rozë në shkallë vendi me 53 bashki të fituara nga socialistët kundrejt vetëm 7 bashkive të marra nga opozita.

Në Kavajë, Has,  Fushë Arrëz, Pukë, Mirditë, Himarë dhe Memaliaj koalicioni Berisha-Meta pati më shumë vota se rivalët zgjedhorë, por bashkitë e mëdha të konsideruara bastione të djathta si Shkodrën dhe Kamzën, i humbën.

Përpjekjet e opozitës për të ankimuar rezultatin me 6 padi nuk patën efekt për ndryshimin e rezultatit, as në Rrogozhinë ku u përsëritën zgjedhjet. Pakënaqësitë për procesin zgjedhor i shprehën edhe në mbledhjen e fundit në lidhje me rezultatin e 14 majit.

berisha

Lini një Përgjigje