TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 11:45

Tryeza me Berishën, Bardhi: Nuk jam ushtar i askujt!

Shkruar nga Pamfleti
Tryeza me Berishën, Bardhi: Nuk jam ushtar i askujt!
Gazment Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të partisë demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se nuk është as ushtar i Sali Berishës dhe as i Lulzim Bashës.

Bardhi u ndal  te mbledhja e përbashkët me grupin e Berishës dhe me aleatët duke pohuar se do unifikojmë axhendën politike të opozitës në parlament. 

"Unë jam ende kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike përderisa kam besimin e kolegëve deputetë.  Unë jam ushtar i parimeve dhe vlerave të qëndrmeve të mia nuk jam ushtar as i Sali Berishë dhe as i Lulzim Bashës.

Takimi i djeshëm kishte të bënte me unifikimin e axhendës të aksionit politik të opozitës, i gjithë grupi parlamentar do unifikoj aksionin politik."-tha Bardhi në 'Breaking'.

Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi foli edhe se kush do replikojë me kryeministrin Rama në parlament.

"Sipas ligjit i takon kryetarit të grupit parlamentar ose mund t’ia delegoj replikën një kolegu deputet të opozitës."-shtoi ai.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje