
Kryeministri ende nuk ka dërguar në Presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar. Nuk dihen arsyet pse po ndodh kjo vonesë në një kohë kur ka edhe një emergjencë, pasi Ministri i Jashtëm do duhet të jetë më 14 shtator në New York për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria ka presidencën.
Ndërkohë Presidenti i Republikës është nisur për një vizitë 3-ditore në Kazakistan dhe kthehet të shtunën.
Në presidencë konfirmojnë se ende nuk kanë shkuar emrat nga qeveria, ndërsa vetë qeveria nuk saktëson arsye pse nuk e ka bërë një të tillë edhe pse Rama kishte premtuar ta kryente brenda ditës së djeshme.
Nëse emrat dërgohen sot nga qeveria, mbetet që ata të dekretohen pas të shtunës dhe më pas të kemi një seancë plenare të posaçme në mënyrë që qeveria e re të jetë në fuqi dhe ministri i jashtëm të mund të shkojë në New York.
Lini një Përgjigje