Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme është pyetur nga gazetarët sot se kë njeh si kryetar grupit të PD-së, pas vendimit të Kuvendit Kombëtar të PD që ia kaloi kompetencat e Gazment Bardhit Lulzim Bashën.
Meta u shpreh se vota tregon legjitimitetin, duke nënkuptuar se kryetari për të është Gazment Bardhi.
“Mendoj se në demokraci ju e dini se është vota, është shumica të cilat tregojmë legjitimitet kur ka një diskutim. Nuk është detyrë e imja, por për mua është unifikimi i opozitës dhe vënia në punën një herë e përgjithmonë e opozitës përballë regjimit.”, tha Meta.
Meta ka komentuar gjithashtu edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.
“Hiq Lenën, vër Prenën. Gjithnjë e më rëndë do të shkojë e gjithë qeverisja e kalbur në rrënjët e saj. Një korrupsion skizofrenik.”, tha Meta. Ndërkohë ai shtoi se në 4 vite qeveria punoi për të vjedhur votat e shqiptarëve.
“Aksioni në Parlament e unifikon opozitën, kjo është çështje vullneti dhe jo negociatash. Opozita ka pasur mundësitë që të jetë më e bashkuar. Por s’ka ngelur shqiptar që se di se i gjithë shteti është organizuar që të 4 vite të punoj për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët e kanë nga një patronazhist.”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje