TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2023, 07:42

"Shaka makabre", mediat italiane: Rama vendosi në siklet të ftuarit me komentin për Putinin dhe Prigozhin në forumin e "Bled-it"

Shkruar nga Pamfleti

"Shaka makabre", mediat italiane: Rama vendosi në siklet të

Mediat italiane i kanë kushtuar rëndësi deklaratës së kryeministrit Rama në Forumin Strategjik të “Bled”-it. Ata shkruajnë se Rama bëri një shaka makabër për vrasjen e Prigozhin.

“Rama tregoi një shaka disi makabre për vrasjen e Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner i cili vdiq në rrëzimin e avionit të tij privat javën e kaluar në Rusi”, shkruhet në artikullin e medias italiane, ku më pas citohet fjala e tij.

'Nuk e di nëse keni dëgjuar që në Rusi janë duke u zhvilluar negociata për unifikimin e zonave kohore, sepse tani ka një diferencë prej nëntë orësh midis një pjese të vendit dhe një tjetër. Zoti President, ne kemi një problem. E dërgova familjen me pushime dhe i thirra për t'i thënë natën e mirë, por tashmë është mëngjes në shtëpinë e tyre dhe ata ishin në plazh. I telefonova Olaf Scholz-it për ta uruar për ditëlindjen e tij, por ata thanë se është nesër. Telefonova Xi Jinping për t'i uruar Vitin e Ri, por ata më thanë se është ende viti i vjetër”. Dhe Putini thotë: “Po, edhe mua më ka ndodhur: thirra familjen e Prigozhinit për t’i shprehur ngushëllimet, por avioni nuk ishte nisur ende”, tha Rama në Forumin e "Bled"-it.

Sipas medias italiane, në sallë u shkaktuan të qeshura por midis të ftuarve kishte edhe nga ata që u vendosën në siklet.

rama shaka prigozhin mediat italiane

Lini një Përgjigje