TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 19:46

Greqia i përgjigjet Ramës: Lirimi i Belerit çështje e vullnetit politik, nuk ka lidhje me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti
Greqia i përgjigjet Ramës: Lirimi i Belerit çështje e
Rama me Belerin

Greqia vijon të jetë e bindur se Fredi Beleri është në burg për qëllime politike dhe jo sepse ka shkelur ligjin.

Ishte kryeministri Edi Rama, ai i cili një ditë më parë në një intervistë te ERT u shpreh se nuk ndërhyn dot në gjyqësor për Fredi Belerin dhe kërkoi nga Athina të respektojë gjykatat shqiptare. Por sot ka ardhur një reagim nga Athina, e cila nuk bindet nga kreu i qeverisë shqiptare. Sipas Giorgos Gerapetritis, lirimi i tij është çështje e vullnetit politik dhe nuk ka lidhje me drejtësinë.

Për çështjen e zotit Beleris, dua të theksoj se, pavarësisht nga çështja e vendimeve gjyqësore, pavarësisë së drejtësisë shqiptare, këtu shtrohet çështja e paraburgimit që e pengon atë të marrë detyrën. Kjo është një shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë, e shtetit të së Drejtës, e të drejtave politike të tij dhe të qytetarëve të Himarës që e zgjodhën atë. Dhe dua të theksoj se kjo çështje, veçanërisht betimi dhe marrja e detyrës nga zoti Beleris, nuk ka të bëjë me funksionin gjyqësor në Shqipëri, por është thjesht një çështje vullneti politik, nga ana e qeverisë shqiptare. Dhe për këtë arsye, Greqia do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi, në mënyrë që të mundësohet betimi i z. Beleri si kryetar bashkie dhe të shprehet në mënyrën më të mirë vullneti i banorëve të Himarës, ashtu siç erdhi përmes zgjedhjeve të saj bashkiake të 14 majit”, tha ai.

Më tej ai ka thënë se këtë çështje e ka ngritur në të gjitha forumet ndërkombëtare. Ministri grek ka deklaruar se ka informuar përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Stoltenberg, si dhe Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Pata mundësinë të bëja një diskutim të gjerë kokë më kokë me komisionerin përgjegjës për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, me të cilin ngritëm çështjet e Ballkanit Perëndimor. Greqia, siç e dini, ka marrë iniciativën për të përshpejtuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt familjes evropiane. Dhe 20 vjet pas Deklaratës historike të Selanikut, Greqia do të jetë gjithmonë mbështetje për këto vende sa i përket perspektivës së tyre evropiane”, tha ai.

Beleri u kap me “presh në duar” duke vjedhur vota. Por Athina kërkon lirimin e tij duke ndërhyrë hapur në sistemin e drejtësisë. Vetë kryeministri po luan me dy porta. Pasi është shumë i butë përballë Athinës, e cila kërcënon dhe anatemon, ndërsa Rama lutet për marrëdhënie të mira. Nga ana tjetër mundohet të tregojë se nuk ka ndikim te drejtësia dhe nuk e liron dot Belerin. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje