TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 19:20

Sesioni i ri parlamentar/ Kur do të hapet dosja e spiunit Ilir Metaj dhe a do ta “shesë” Rama, Olta Xhaçkën?

Shkruar nga Pamfleti
Sesioni i ri parlamentar/ Kur do të hapet dosja e spiunit Ilir Metaj dhe a
Rama, Meta, Xhaçka

Të hënën nis sesioni i ri parlamentar, por prej më shumë se një viti zvarriten çështja e mandatit të Olta Xhaçkës dhe hapja e dosjes së Sigurimit të Ilir Metës.

Të hënën nis sesioni i ri parlamentar. Deputetët u kanë dhënë fund pushimeve dhe do rikthehen në normalitet. Kjo vjeshtë padyshim shihet me shumë zhvillime, ndërkohë që Kuvendi pritet të jetë një arenë debati, sidomos brenda kampit të opozitës, pasi janë krijuar 3 klane. Megjithatë edhe ky sesion parlamentar ka disa sfida përpara.

Një nga çështjet që zvarritet prej më shumë se një viti është ajo e mandatit të Olta Xhaçkës. Ministrja doli që e ka burrin investitor strategjik dhe ai ka përfituar prona nga shtetit. Kjo bie ndesh me ligjin e konfliktit të interesit dhe PD kërkon t’i hiqet mandati i deputetes. PS një vit më parë e refuzoi, por opozita shkoi në Kushtetuese dhe kjo e fundit e ktheu dosjen, duke kërkuar që të votohet kërkesa e PD dhe në fund do jetë gjykata ajo që vendos.

Të hënën Rama do të mbledhë Asamblenë dhe aty do vendosë për qeverinë e re. Që aty do shihet nëse do e shesë Xhaçkën. Nëse ai e largon nga kabineti qeveritar, sinjalet janë se ajo mund të humbasë dhe mandatin.

Një tjetër çështje që zvarritet po prej një viti, është ajo e hapjes së dosjes së Sigurimit të Ilir Metës. Kuvendi miratoi me urgjencë një ligj që do hapte dosjet, por ka më shumë se një vit që nuk dihet se ku ka përfunduar dosja e tij.

Autoriteti i Dosjeve e ka ngecur topin te Kuvendi, pasi shprehet se pa një kërkesë prej tyre nuk mund të nisë verifikime. Vetë Komisioni i Ligjeve ka premtuar se do të dorëzojë kërkesën dhe për emra të tjerë, por nuk ka asnjë zhvillim. Ilir Meta ja doli ta fshehë dosjen e tij dhe duket se dhe PS po e mbështet. Mbetet të shihet këtë sesion nëse do kujtohen socialistët. 

Kuvendi padyshim do ketë para dhe sfida të tjera si ligji për kanabisin, për bastet apo dhe emërimi i Avokatit të Popullit. Po ashtu mbetet të shihet nëse Berisha do dalë me grup parlamentar më vete, pasi flitet për një bashkëpunim me PL. /Pamfleti

rama meta xhacka

Lini një Përgjigje