TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 16:47

Gara për Kukësin, Korreshi ironizon Bashën: Nuk e provuat vulën e re a regjistron kandidat, kishte dhe shumë bojë

Shkruar nga Pamfleti
Gara për Kukësin, Korreshi ironizon Bashën: Nuk e provuat

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka hedhur dyshime se kreu i ri i PD-së Lulzim Basha, nuk mund të regjistrohet si subjekt politik në KQZ në zgjedhjet e Kukësit.

“Ore se provuam atë vulën e re a regjistron Kandidat?? Se kishte dhe bojë shumë”, shkruan Korreshi në Facebook.

Ai i referohet standartit të vendosur nga KQZ për zgjedhjet e 14 Majit, ku zgjedhja e Sali Berishës si kryetar nuk u njoh për shkak të kontestimit nga Këshilli Kombëtar i PD, ndërkohë që u pranua që Lulzim Basha nuk konsiderohej më Kryetar i PD, pavarësisht vërtetimit të gjykatës për shkak të dorëheqjes.

Sipas verifikimeve zgjedhje e re e bërë nga Basha në 29 Korrik nuk është dërguar për regjistrim në gjykatë dhe për pasojë nuk ka efekt ligjor. Ndërsa Këshilli Kombëtar i PD i mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm anuloi zgjedhjet për Kryetar dhe dërgoi vendimin në gjykatë. Ligjërisht sot PD sipas vendimit të Këshillit Kombëtar nuk ka drejtues partie, që pamundëson regjistrimin në zgjedhje.

korreshi basha zgjedhje

Lini një Përgjigje