TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 14:30

"Sill kafet për demokratët se janë keq"/ Bardhi i përgjigjet ashpër Ramës: Qeverisë tënde po i rrinë sytë nga dera kur po arrestohen!

Shkruar nga Pamfleti
"Sill kafet për demokratët se janë keq"/ Bardhi i
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas batutave për demokratët nga kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në një takim me disa banorë në Spitallë të Durrësit.

Bardhi thotë se Rama edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu.

Ndërsa i kujton kryeministrit aferën e inceneratorëve, Bardhi thekson se në vështirësi është Rama me kabinetin e vetë, të cilët rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur.

Sipas Bardhit, me milionat e vjedhura nga shqiptarët ata mund ta shijojnë jetën luksoze vetëm në arrati.

"Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!
Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në rradhë, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia.", thotë Bardhi.

 

gazment bardhi rama

Lini një Përgjigje