Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Spitallë të Durrësit, ku ka inspektuar disa punime në këtë zonë.
Rama u ndal edhe në një banesë, ku nuk i ka kursyer batutat me disa prej banorëve, të cilët kryeministri i quajti demokratë.
Rama mori në krah edhe një fëmijë, ndërsa me humor tha: Akoma nuk ja keni mësuar atë “Rama ik”?
Pjesë nga biseda me banorët:
Edi Rama: Hajdeni çuna, uluni. Si e ka emrin ky
Qytetari: Isli
Edi Rama: Sa vjeë është?
Qytetari: Dy e gjysmë
Edi Rama: Si sillet? Ata Rama ik nuk ja keni mësuar akoma?
Qytetari: Ja kemi mësuar, por nuk e themi. E kemi thënë, por sot jo.
Edi Rama: Bjeri kafet të gjithëve këtu se demokratët janë në fazë të vështirë dhe duhet ti japim edhe kafet.
Edi Rama: Me cilën copët je ti?
Qytetari: Unë jam me demokratet. Na ke përçarë partinë dhe nuk kemi nga të shkojmë më, me ty jemi prapë. Na ke mbaruar punë. Nuk kemi nga shkojmë se jemi bërë cop cop.
Edi Rama: Dua bëjmë gati që të vijnë ta prishin
Lini një Përgjigje