TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 11:47

Si e shpjegon Erion Braçe shalqinin në zyrën e Ramës gjatë takimit me zyrtarin amerikan?

Shkruar nga Pamfleti

Si e shpjegon Erion Braçe shalqinin në zyrën e Ramës

Kryeministri Edi Rama u takua ditën e djeshme me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranë, David Wisner.

“I ngarkuari me punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.


Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, bëri me dije Ambasada.

Ajo që ka rënë në sy ishte se te dera e zyrës së Ramës është edhe një shalqi.

Këtë fakt e ka komentuar edhe deputeti socialist, Erion Braçe.

“SHALQINI NE FRON! Shpetoi sezonin e bujqve kete vere; E meriton te vihet ne vitrine!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

erion braçe shalqiri në zyrën e ramës

Lini një Përgjigje