TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 11:31

Fatos Nano në reanimacion, Braçe: Ti nuk dorëzohesh!

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Nano në reanimacion, Braçe: Ti nuk dorëzohesh!

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar përmes një statusi për gjendjen jo të mirë shëndetësore të Fatos Nanos. Braçe shprehet se Nano nuk dorëzohet.

“Ti nuk dorëzohesh”- ka shkruar Braçe.

Mësohet se ish kryeministri Fatos Nano ndodhet ende në reanimacion. Gjendja e tij është stabël.

Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Nano ishte shoqëruar me ambulancë nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Lajmi u bë i ditur vetëm dy ditë më parë ku u mësua se Nano ishte i intubuar në reanimacion por gjendja e tij mbetej e stabilizuar e megjithatë mbetej me prognozë të rezervuar.

Ish kryeministri Fatos Nano ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë. Më 28 maj të 2021-shit, Nano u paraqit në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano. Fatos Nano aktualisht në moshën 70 vjeçare ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë. Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u shkëput nga politika në vitin 2005.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

fatos na

Lini një Përgjigje