TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2023, 13:35

Fatos Nano në gjendje të rëndë për jetën, po kalon orë të vështira

Shkruar nga Pamfleti
Fatos Nano në gjendje të rëndë për jetën, po kalon
Fatos Nano

Ndërsa të mërkurën u dha lajmi se gjendja e ish liderit historik të PS, Fatos Nano, po shkonte drejt përmirësimit, një mesazh i sotëm i pasardhësit të tij, kryeministrit Rama, i ka rënë këmbanave të alarmit. Në një postim ku shpallte se e nderonte Nanon me dekoratën e “Yllit të mirënjohjes”, shefi i qeverisë thoshte hapur se ai po kalon “orë të vështira” dhe se “është në luftë për jetën.

Ish kreu i PS në vitet ‘1991-2005  u shtrua para dy ditësh në një spital privat dhe lajmi që u dha është se gjendja e tij ishte aq e rënduar sa i duhej të shkonte drejt e në reanimacion për t’u intubuar.

Ky lajm i keq u zbut një ditë më vonë madje u njoftua se Fatos Nano ishte përmirësuar dhe po bëhej gati ta linte spitalin. Informacionet ishin kaq shumë kundërthënëse, pasi rreth fatit të pacientit më VIP të spitalit, ekzistonte një kujdes i hekurt për ruajtjen e sekretit shëndetësor.

Po burime nga spitali, të konfirmuara edhe nga të afërm të ish liderit socialist, pohuan për Lapsi.al se gjendja e të sëmurit është shumë e rëndë.

“Ajo rrezikon të jetë edhe pa kthim”, tha burimi kur u pyet për faktin se përse Edi Rama foli për “orë të vështira të luftës me jetën”.

“Ai u rifut në intubim pasi gjendja u përkeqësua. Ai vuan nga fibroza pulmonare e cila i ishte përkeqësuar shumë që pasi kaloi një covid të rëndë” tregoi burimi.

Rama shkroi në një mesazh se lutet për të, ndërsa socialisti i vjetër Erion Braçe pasi u njoh me gjendjen e tij të rënduar bëri një postim: “Ti nuk dorëzohesh”. 

Ndonëse gjendja e Nanos mbahet sekret sëmundja e tij ka lidhje me sistemin respirator dhe se ai vuante prej disa javësh nga vështirësi të thella në frymëmarje.

Nano u largua nga kryeministër në vitin 2005, nga deputet katër vite më pas dhe që prej asaj kohe ka pasur vetëm dalje fare të rralla në publik. Ai u ripajtua me njeriun që përkrahu më shumë por dhe që urreu më shumë në vitet e feundit, Edi Rama dhe i ka bërë atij në raste festash apo fushatash një përkrahje të moderuar. Bashkë me zhdukjen nga skena publike, Nano u zhyt në një tërheqje dhe jetë sedentare që me siguri ka ndikuar në shëndetin e tij. 

fatos nano gjendja shëndetësore

Lini një Përgjigje